LDK-ja e mban Junikun edhe pas numërimit të votave të diasporës


LDK-ja fitoi në Junik me një rezultat të ngushtë kundër AAK-së, e edhe pas numërimit të votave të diasporës arriti ta ruajë fitoren atje.

Ruzhdi Shehu i LDK-së nga diaspora mori më shumë se 200 vota më shumë se Agron Kuçi i AAK-së. Këto vota e thellojnë edhe pak rezultatin e ngushtë në Junik.

E në rezultatin e publikuar nga KQZ në ditën e zgjedhjeve, Shehu kishte marrë 1199 vota, ndërsa Kuçi 1170 vota.

LDK përveç që arriti ta ruajë fitore në Junik, me vota të diasporës e fitoi edhe Dragashin nga PDK-ja.

Nga votat e diasporës Bexhet Xheladini i LDK-së mori 244 vota, ndërsa Shaban Shabani mori vetëm 54, pamjaftueshëm ta ruajë fitoren e shpallur tashmë.