5 raste të reja me koronavirus

Nga 1.474 testime të kryera, 5 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë të martën. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 22 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 157.570.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në nivel vendi është 407.