Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në të gjitha spitalet dhe klinikat COVID-19 në Kosovë po trajtohen 38 pacientë, 9 prej tyre të konfirmuar pozitivë dhe 29 pacientë post-covid.
Sipas njoftimit, në oksigjenoterapi janë 8 pacientë, derisa në mjekim intensiv janë 2 pacientë.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë