Katër persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë të hënën, nga 1.058 testime të kryera.
Dy raste pozitive janë regjistruar në Prishtinë, ndërsa nga një në Pejë e Gjilan.
Dy raste janë të grupmoshës 40-49 vjet, ndërsa nga një në grupmoshën 10-19 vjet dhe 50-59 vjet.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 160.952, ndërsa prej tyre 2980 kanë përfunduar me fatalitet.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 8 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 157.548.
Numri aktual i rasteve aktive është 424.