Prishtina është e para për nga numri i rasteve aktive me koronavirus në nivel vendi.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 90 persona janë të infektuar me koronavirus në Prishtinë, pasuar nga Ferizaj që ka 46, Prizreni 32, Kamenica 31, Gjilani 23, Klina 22, Peja 19, Obiliqi 16, Kaçaniku 16, Graçanica 15, Malisheva 13, Vushtrria 12, Mitrovica 12, Drenasi 12, Suhareka 12, Vitia 10, Istogu 10 e të tjera.
Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste pozitive me COVID-19 dhe 21 të shëruar. Janë testuar 1.427 persona.