Mexico City ka thyer një rekord botëror për akses falas në Wi-Fi falë mijëra pikave publike të aksesit në internet në të gjithë kryeqytetin, njoftuan të mërkurën Rekordet Botërore Guinness.
Sipas medieve të huaja, kryeqyteti i Meksikës vlerësohet se ka 21,500 mijë hotspots – në një rrjet të vetëm urban të Wi-Fi-s falas.
Pikat e qasjes janë të shpërndara në të gjithë qytetin e gjerë me rreth nëntë milionë banorë, veçanërisht në transportin publik.
Kur shkollat u mbyllën për më shumë se një vit gjatë pandemisë së coronavirusit, disa studentë shfrytëzuan këto shërbime për të marrë pjesë në klasa online.