Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell.
Temperaturat minimale do të shënojnë ulje, deri sa ato maksimalet mbesin konstante me ditët e fundit.
Nuk parashihen reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10- 13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i verilindjes.