Në spitale 12 pacientë me COVID-19 dhe 30 post-COVID

42 pacientë janë duke marrë trajtim nga COVID-19 në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).

SHSKUK ka njoftuar se prej tyre 12 janë të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 pacientë post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv 1 pacient.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Prizrenit,1 pacientë

Spital i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.