Policia e Kosovës ka ndalur 64 persona gjatë 24 orëve të fundit, për shkak të mos veprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.
38 persona janë ndalur në Prishtinë, 21 në Prizren, dy persona në Gjilan, dy Gjakovë dhe një në Mitrovicë të Jugut.
Për shkak të përhapjes së koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë një vendim i cili i lejon qytetarët të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm 90 minuta në ditë, duke e respektuar orarin që lejohet në bazë të numrit të parafundit në letërnjoftim.
Aktualisht në Kosovë janë 598 persona të infektuar me Covid-19, 13 të vdekur dhe 123 të shëruar.