Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve edhe të dyshuarin e pestë, me inicialet R.I., mbi dyshimit se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e ndodhur mbrëmë në Gjilan.
Si pasojë e këtij rasti, me armë zjarri u privua nga jeta tani i ndjeri E.R.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të dyshuarit R.I., ka lëshuar aktvendim mbi ndalim për veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj tij do të vazhdojë me procedurat e tjera hetimore.