Vetëm sot 21 të shëruar nga koronavirusi, numri total i të shëruarve 123

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), ka konfirmuar se përveç 37 raste të reja me koronavirus, janë shëruar nga kjo pandemi edhe 21 persona.

Në total numri i të shëruarve ka arritur në 123. “Sot janë shëruar edhe 21 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 123 ka njoftuar IKSHPK-ja.

Nga data 08 shkurt deri më 20 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 5.009 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej pesëqind e nëntëdhjetë e tetë (598) raste, ndërsa gjithsej pesëmbëdhjetë (15) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.