41 pacientë me COVID-19 në spitale

Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor post-covid janë 41 pacientë, ndërkaq me COVID-19 pozitivë po trajtohen 16 pacientë.

22 pacientë me oksigjeno-terapi dhe një pacient po trajtohet në mjekim intensiv mjekësor në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-COVID-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spital i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.