Sot një vit nga arrestimi i Thaçit dhe Veselit nga Specialja

Sot bëhen një vit që prej arrestimit nga Specialja të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Atë ditë, Thaçi dha dorëheqje nga pozita e presidentit, teksa Veseli nga të gjitha funksionet politike të cilat i ushtronte në PDK dhe në Kuvendin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Bashkë me Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, më vonë atë ditë Thaçi e Veseli u nisën për në Hagë për t’u përballur me akuzat e Tribunalit të Specializuar.

Aktakuza kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

Më 22 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përmes dy vendimeve, miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të korrigjojë dhe ndryshojë aktakuzën, mes tjerash, duke përjashtuar përgjegjësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale III për krime me synim konkret.

ZPS-ja e dorëzoi aktakuzën e ndryshuar më 3 shtator 2021.

Pas arrestimit të tyre nga Prokurori i Specializuar, Thaçi, Veseli, Selimi and Krasniqi u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më 4 dhe 5 nëntor 2020.

PSeancat e paraqitjes së parë të Thaçit dhe Krasniqit u mbajtën më 9 nëntor 2020 para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Nikola Giju. Gjatë këtyre seancave, ata u vetëdeklaruan të pafajshëm në lidhje me gjitha pikat e aktakuzës.

Seancat e paraqitjes së parë të Veselit dhe Selimit u mbajtën përkatësisht më 10 dhe 11 nëntor. Të dy të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat.

Më 21 prill 2021, gjykatësi i procedurës paraprake miratoi kërkesat e nëntë viktimave dhe i pranoi ato si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor, Grupi I.

Deri tash janë mbajtur tetë seanca si konferenca për ecurinë e çështjes.