Antonio Contes i është miratuar kërkesa për leje pune në Angli.
Kështu, trajneri i Tottenhamit mund ta drejtojë ekipin anglez qysh në duelin ndaj Vitesses në Ligën e Konferencës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte në Londër prej orës 21:00. Conte u emërua në krye të Tottenhamit të martën.
Ai nënshkroi kontratë me klubin anglez deri në verën e vitit 2023.