Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot do të shpallë rezultatet përfundimtare për ulëset në kuvende komunale.
Pritet që në Komunën e Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje të ketë siguruar 17 ulëse në kuvend, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës 14 ulëse.
Po ashtu, Partia Demokratike e Kosovës sipas informacioneve ka siguruar 9 ulëse në kuvendin e kryeqytetit.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6 ulëse, ndërkaq Aleanca Kosova e Re 3.
Ndërkaq, nga një ulëse Lëvizja për Bashkim dhe Nisma Socialdemokrate.
Ndryshe, në garën e balotazhit me 14 nëntor, Arben Vitia i LVV-së, është në garë me Përparim Ramën e LDK-së.
Vitia prin me 42,54% të votave në raundin e parë, ndërkaq, Përparim Rama me 29,17%, .