Rriten raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë Prishtina renditet e para me 104 raste aktive.

Pas kryeqytetit është Ferizaj me 39 raste, Prizreni me 29, Gjilani me 25 dhe komuna tjera me më pak raste.

Në nivel vendi janë 441 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 raste pozitive me COVID-19.