Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë deri më tani janë vaksinuar kundër COVID-19 me dy doza 730.037 qytetarë.
Ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.568.983 doza të vaksinës, njofton Klan Kosova.
Aktualisht 441 persona janë të infektuar me COVID-19 derisa në 24 orët e fundit s’është shënuar asnjë viktimë. Po ashtu, nga 1651 testime të bëra, 21 qytetarë rezultuan pozitivë.