Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me diell, dhe kjo situatë meteorologjike është si rezultat i masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.
IHK njofton se do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.