11 qytetarë nga Shqipëria po marrin trajtim mjekësor kundër COVID-it në Spitalin e Gjakovës

11 qytetarë nga Shqipëria po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim nga COVID-19, janë 67 pacientë, 28 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe 6 në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 11  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive,  3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 11   pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 5  pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë