Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 16 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 2280 personave të dyshuar për koronavirus.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, asnjë rast i vdekjes nuk është shënuar gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19.
MSH-ja njofton se janë shëruar 33 persona ndërkaq numri i rasteve aktive është 464.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë administruar 7348 vaksina. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në Kosovë janë administruar 1,532,585 vaksina ndërkaq me dozë të dytë janë vaksinuar 697,729 persona.