“U thashë agjentëve të mi se doja të qëndroja vetëm te Barcelona dhe se nuk doja asgjë tjetër sepse këtu kam gjetur qetësinë e duhur”. Ishin këto fjalët e talentit të Barcelonës, Ansu Fati pasi kishte rinovuar kontratën deri në vitin 2027 që në fakt kanë një kuptim të madh.
Siç zbuloi “Cadena Ser”, numri 10 i Barcelonës ka refuzuar tre oferta të jashtëzakonshme në terma financiarë për të rinovuar me katalanasit madje me shifra shumë më të ulëta se propozimet që kishte marrë.
Klubet që tentuan ta rrëmbenin yllin e ri katalanas nuk janë dosido dhe bëhet fjalë për PSG, Man. United dhe Liverpool.
Sipas raportimeve, 30 milionë euro bruto në vit (për një 19-vjecar) ishte oferta që kishte marrë Fati për t’u larguar nga Barcelona që për kartonin do të merrte 150 milionë euro por lojtari refuzoi për të rinovuar për shumë më pak me Barçën, afro 7 mln Euro në sezon.
Dhe tani do të jetë e pamundur për çdo skuadër që ta marrë pasi klauzola e tij është e frikshme, 1 miliard euro.