Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 510.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.106, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,974 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.519.933 doza të vaksinës.
Deri më sot 686.238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.