Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19.
Sot Prishtina ka 110 raste aktive me COVID-19 duke lënë pas Prizrenin me 61 raste, Ferizajn me 40, Gjilanin me 37 dhe të tjera komuna me më pak raste.
Në nivel qendror janë 562 raste aktive me COVID-19.
Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 17 raste të reja me COVID-19 dhe një person ka vdekur.