Moti me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.