71 pacientë në trajtim mjekësor nga COVID-19

71 pacientë në trajtim mjekësor nga COVID-19 janë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës.

34 prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe 4 janë në trajtim intensiv mjekësor dhe në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në Klinikën Infektive janë 10 pacientë, në Pulmologji po trajtohen 27 pacientë post-COVID, ndërsa në Mjekim Intensiv në Infektive janë 2 pacientë.

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen dy pacientë, të Gjakovës 7 pacientë, të Gjilanit 7 pacientë, të Mitrovicës 6 pacientë, të Ferizajt 10 pacientë.