Nëntë komuna fitohen pa balotazh, në shumicën prej tyre në garë është PDK-ja

Komisioni Qendror Zgjedhor ka filluar publikimin e rezultateve për kryetarë të komunave të Kosovës.

Kur janë numëruar pothuajse gati gjysma e votave janë mësuar fituesit e nëntë komunave të Kosovës pa balotazh.

Partia Demokratike e Kosovës prin me pesë komuna të fituara pa balotazh, LDK me dy komuna dhe AAK me dy komuna.

Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve të publikuara deri më tani nuk ka fituar asnjë komunë pa balotazh.

Po ashtu edhe Nisma siç duket në raundin e parë nuk ka arritur të fitojë Malishevën, e cila deri më tani ishte bastion i saj.

Aty Ekrem Kastrati do të shkojë në balotazh me Isni Kilajn e PDK-së.

Këto janë komunat që janë fituar pa balotazh:

PDK

Kaçaniku-Besim Ilazi, 55 për qind

Mitrovica e Jugut-Bedri Hamza mbi 54 për qind

Skenderaj-Fadil Nura rreth 59 për qind

Ferizaj-Agim Aliu mbi 63 për qind

Hani i Elezit-Mehmet Ballazhi mbi 50 për qind

LDK

Lipjan-Imri Ahmeti, rreth 57 për qind

Pejë-Gazmend Muhaxheri, mbi 60 për qind

AAK

Deçan-Bashkim Ramosaj, mbi 67 për qind

Suharekë-Bali Muharremaj, mbi 50 për qind.

Komunat tjera shkojnë në balotazh, duke përjashtuar ato me shumicë serbe.