PDK i shkon në takim Kurtit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti lidhur me situatën në vend për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në takim me Kurtin nga PDK-ja do të jetë nënkryetari Memli Krasniqi.

Ndërkaq një ditë më herët, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një letre e ka refuzuar ftesën e Kurtit.