Në Komunën e Prishtinës sot janë konfirmuar dy raste me coronavirus.
Kryetari Shpend Ahmeti ka thënë se bilanci i përgjithshëm prej 561 të prekurve me COVID-19 në vend janë të menaxhueshme.
Ai apelon qytetarët të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të ketë sa më pak raste të reja.
“Dy raste të reja në Prishtinë e fatkeqësisht 51 në krejt Kosovë. Megjithatë numrat në krejt Kosovë janë ende të menaxhueshme kur po i afrohemi pikut të virusit. Prishtinë, vazhdoni të qëndroni në shtëpi se duhet të vazhdojmë ta mbajmë numrin e ulët”, ka porositur Ahmeti në Facebook.
Komuna e Prishtinës është e treta për nga numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë, gjithsej 59 raste. Ferizaj ka numrin më të lartë me 90 raste, pasuar nga Malisheva me 70, e cila për ditën e katërt me radhë nuk ka regjistruar asnjë rast të ri.
Ndryshe, numri i të infektuarve ka shkuar në 561. Të shëruarve 102 si dhe 12 të vdekur.