Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht nëpër të gjitha spitalet në vend janë të shtrirë 88 pacientë të infektuar me koronavirus.
10 nga ta janë nga Shqipëria – ku pesë janë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe pesë të tjerët në atë të Gjakovës.
52 nga pacientët janë në oksigjeno-terapi, ndërkaq tre në kujdes intensiv.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 88 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 11 pacientë