Sezoni i fundit i La Casa De Papel do të vijë më 3 dhjetor.
Në trailerin e publikuar në YouTube nga “Money Heist”, është paralajmëruar fund dramatik për personazhin e Lisbonës, e cila shihet duke u arrestuar nga policia. Vlen të përmendet se sezoni i pestë dhe i fundit i këtij seriali ka dy seri.
Pjesa e parë u publikua më 3 shtator dhe pjesa e dytë do të publikohet më 3 dhjetor.
Sezoni i fundit nisi me bandën që mbyllet brenda Bankës së Spanjës për më shumë se 100 orë. Profesori i kapur nga Sierra nuk mund të arratiset, sepse nuk ka asnjë plan dhe grabitja merr një tjetër kthesë ndërsa banda përballet me forcat e ushtrisë.