Në të gjithë botën, WhatsApp, Facebook, Instagram dhe Messenger u bënë të paarritshëm për orë të tëra më 4 tetor. Për shumë prej nesh, ndërprerja e gjatë vërtet zbuloi se sa të varur jemi bërë në mediat sociale, duke na lënë pak kohë të lirë. Thënë kjo, çfarë bëtë atë mbrëmje? Pak joga? Ndoshta keni bërë një pikturë me bojëra uji? Apo thjesht patë pak porno?
Të dhënat pohojnë se shumë prej jush u drejtuan tek kjo zgjidhje e fundit. “Pornhub”, site-i me përmbajtje pornografike ka publikuar statistikat e asaj dite ku është vënë re një rritje me 10.5% në trafikun e faqes. E përkthyer në shifra të tjera, sipas punonjësve të “Pornhub Insights”, rreth gjysmë milioni më shumë persona e kanë vizituar faqen e njohur. Pra, kur njerëzve iu dha një mundësi për të qenë produktivë pa asnjë shpërqendrim, kjo është ajo që ata bënë.
Rikujtojmë se, Snapchati shënoi një rritje me më shumë se 20% pasi shërbimet e Facebookut ranë për 6 orë me radhë ditën e hënë. Facebooku fajësoi një konfigurim të gabuar rrjeti që rrëzoi aplikacionet e veta si Messenger, Instagram dhe WhatsApp dhe lanë 2.7 miliardë përdorues në ditë pa asnjë lloj aktiviteti.
Gjatë kësaj kohe, Snapchat pati një rritje me 23% të kohës së shpenzuar në aplikacionin Android krahasuar me të njëjtën ditë një javë më parë. Aktiviteti në Telegram, Signal, Twitter dhe TikTok u rrit gjithashtu. Sensor Tower deklaroi se krahas Snapchat, përdorimi Telegram u rrit me 18%, Signal me 15%, Twitter me 11% dhe TikTok me 2%.