Goli i Armando Brojës ndaj Hungarisë, i shënuar vetëm 10 minuta para fundit, mbajti gjallë ëndrrën për një vend në Katar 2022, por njëkohësisht shërbeu edhe për të vendosur plot 5 rekorde të reja, të cilat janë të listuara më poshtë.
- Kombëtarja Shqiptare shënoi golin e parë në histori në Hungari dhe arriti fitoren e parë në transfertë ndaj maxharëve.
- Kuqezinjtë kanë vendosur një rekord pikësh, duke arritur të grumbullojnë 15 të tilla deri në këtë pikë të eliminatoreve. Maksimumi i pikëve që kishim marrë në një edicion eliminator ishte 14, në periudhën 2014-2015, kur siguruam pjesëmarrjen në Europian. Për më tepër, kemi në dispozicion edhe tre ndeshje, ndaj rekordi mund të thellohet më tej.
- Armando Broja bëhet futbollisti i parë shqiptar, që arrin të shënojë gol në tre ndeshje radhazi të Kombëtares Shqiptare.
- Kombëtarja shqiptare ka vendosur një rekord fitoresh në një edicion eliminator, pasi për herë të parë në histori ia ka dalë të triumfojë në 5 takime. Edhe këtu vlen fakti që janë edhe tre ndeshje për t’u luajtur, ndaj rekordi mund të thellohet sërish .
- Për herë të parë, Kombëtarja arrin të shënojë gol në katër transferta zyrtare radhazi, pasi ka dërguar topin në rrjetë ndaj Andorrës, San Marinos, Polonisë e Hungarisë.