Dominic Boesel e ka mposhtur Robin Haxhi Krasniqin pas 12 raundeve për titullin e kampionit të botës në peshat gjysmë të rënda.
Me vendim të ndarë nga gjyqtarët fitorja i takoi Domenic Bosel.
Kjo ishte sfida e dytë mes këtyre dy boksierëve, pasi e para ishte zhvilluar 12 muaj më parë, ku Krasniqi arriti të bëhej për herë të parë kampion bote duke e rrëzuar me nokaut në raundin e tretë.
Boesel ka rimarrë rripin e titullit të Kampionit të Botës.