Shqipëria ka bërë një hap para për të siguruar vendin e dytë në grupin I që të dërgon në “play-off” të Kampionatit Botëror 2020.
Skuadra e drejtuar nga Edy Reja mposhti në udhëtim Hungarinë me rezultat 1:0.
Sikurse në Elbasan një muaj më parë, edhe në Budapest, vendimtar ishte talenti Armando Broja që vulosi sfidën e sontme në minutën e 80-të.
Kjo fitore e vendos Shqipërinë në vendin e dytë me 15 pikë, një më shumë se Polonia që ka 14 sosh. Shqipëria pas tre dite pret Poloninë në “Air Albania” dhe do të jetë sfidë vendimtare për pozitën e dytë të grupit.
Hungaria ka 10 pikë në vendin e katërt, ndërsa vendi i parë është blinduar nga Anglia që ka 19 pikë.