Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim sot që fshati Samadraxhë, të shpallet vatër e përhapjes së infeksionit.
Tahiri tha se personi i diagnostikuar me koronavirus dhe kontaktet e bëra janë rekomanduar të vetizolohen.
“Ministria e Shëndetësisë, sot ka marrë vendim që Fshati Samadrexhë, i komunës tonë, të shpallet vatër e përhapjes së infeksionit. Personi i diagnostifikuar me covid-19 dhe kontaktet e bëra, janë rekomanduar të vetizolohen. 10 testet e kontakteve të deklaruara kanë rezultuar negativ. Policia e Kosovës, Stacioni në Vushtrri do të ketë mbikëqyrje të shtuar në këtë fshat”, ka shkruar Tahiri.