Ekipet e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), janë drejtuar tek një shtëpi në fshatin Zabel i Ulët në Drenas. Të dielën, ata do t’i bëjnë testin për gjithë anëtarët e kësaj shtëpie.
Kjo për shkak, se të shtunën, një grua nga kjo shtëpi, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid – 19, duke u bërë rasti i parë me këtë virus në Drenas.
Të afërmit e 66 vjeçares, kanë thënë se ka një vit, që ajo vuan edhe nga sëmundjet e tjera.
E enigmë për të afërmit, mbetet se nga u infektua 66 vjecarja, e cila ka disa muaj që nuk ka dalë nga shtëpia.
Sipas familjarëve, gjendja e gruas së infektuar më këtë virus, është e rëndë.
Ndërkohë, para shtëpisë së kësaj familje, të dielën po qëndronte edhe një veturë e Policisë së Kosovës.
Por, duket se jo të gjithë , po i zbatonin rregullat për të qëndruar brenda.
E, kryetari i fshatit, Florim Shala, thotë se për momentin, fshati është i furnizuar mirë.
Ndërsa shton se janë në kontakt me autoritetet lokale e qendrore, për udhëzimet e mëtejme.
Ndërsa në fund, ka bërë thirrje tek të gjithë qytetarët e Drenasit, t’i kryejnë me përpikëri të gjitha udhëzimet e dala nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.