Motin i mirë dhe temperaturat e lart e me diell, ani pse kohë pandemie, sot e kanë shijuar edhe dy miqtë e vjetër.
Është ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ai që ka publikuar në rrjetin social Facebook një fotografi, ku shihet në bjeshkë me presidentin, Hashim Thaçi.
“Me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, sot shijuam pranverën magjepsëse në malet e Sharrit. Miqësia e vërtetë, distanca e duhur”, shkruan Hoxhaj.