Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media në lidhje me masat antidamping ka thënë se vendimi lidhet me masat mbrojtëse antidamping të importuara nga Serbia, shkruan Gazeta Sinjali.
“Për importin e koncentratit për shpezë dhe kafshë nga Serbia dhe për blloka. Të dy vendimet janë marrë në përputhje me Kushtetutën, masat antidamping. Masat antidamping në importin e bllokave është marrë ndaj importit të bllokave për kompaninë e përmendur në vendim, kurse për koncentratin ndaj kompanive. Sot është dita e 61 nga fillimi i hetimeve. Në caktimin e lartësisë së masave, jemi kujdesur qe prodhuesit vendorë të mos rrisin çmimin për konsumatorët”, tha ajo.
Ministrja Hajdari ka shtuar se më 24 shtator 2021 kanë dërguar letër në CEFTA për përfaqësimin e vendit pa ndërmjetësimin e UNMIK-ut.
Zef Dedaj, drejtor i Departamentit të Tregtisë, është shprehur se efekti i kësaj mase do të jetë në uljen e importit nga Serbia.
“Fakti që sot e kemi një mase në 3 centë dhe jo 2 centë bazohet në statistika. Mund të ketë hapësirë edhe për 4, meqë ka hapësirë për ndryshim kemi shkuar në 3. Kjo do të ketë efekt për uljen e importit nga Serbia. Nuk do ta afektojë konsumatorin. Pas 6 muajve nëse ka nevojë për 4 centë do të bëhet. Kjo e cila vazhdohet si e përkohshme për 6 muaj, vazhdohet pastaj për 6 muaj”, ka thënë ai.