Ministria e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi presidenti tha se javën tjetër do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu tha se paralajmërimi i presidentit të partive të PLAN-it, është paralajmërim se po përgatitet një marrëveshje e keqe për vendin.
“Presidenti i partive PLAN, bëri paralajmërime që do të ndërmarrë veprime jo kushtetuese për formimin e Qeverisë si dhe paraqiti hapur qëndrimin për heqje të reciprocitetit duke e dëmtuar e rënduar edhe më shumë pozicionin e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo thotë se vendi ia ka parë sherrin Thaçit dhe ky i fundit sipas saj me planin e tij do të shkel dhe përmbys vullnetin e qytetarëve.
“Kosova dhe qytetarët ia kanë parë sherrin këtij njeriu i cili është në gjendje të bëj gjithçka për hir të vetvetes. Qëndrimi i tillë është paralajmërim i hapur se po përgatitet marrëveshje e keqe për vendin dhe e gjithë kjo paraprakisht përmes një plani të keq me qëllim të shkeljes dhe përmbysjes së vullnetit të qytetarëve”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka shtuar se 400 mijë vota ndër të tjera kanë qenë edhe për reciprocitet me Serbinë dhe “kjo konjukturë dëshiron të shkelë vullnetin, Kushtetutën e vendit dhe të mos pyes sërish se çfarë mendon qytetari’.