Një grup investimesh i udhëhequr nga Fondi i Investimeve Publike (PIF) ka përfunduar blerjen e 100% të Newcastle United për rreth 300 milionë funte.
Yasir Al-Rumayyan, guvernatori i PIF, do të shërbejë si shef i Newcastles, duke zëvendësuar Mike Ashleyn, i cili ishte në krye të klubit për 14 vjet.
Ata bëhen pronarët më të pasur të një klubi futbolli ndonjëherë, duke kaluar sheikun Mansourin e Manchester Cityt dhe Al-Khelaifin e PSG-së.
Ky grup i arabëve krenohet me një pasuri neto prej 320 miliardë funte, 10 herë më shumë se Mansouri i Cityt dhe 50 herë më shumë se Al-Khelaifi i PSG-së.