Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka njoftuar se kanë inspektuar sot në terren kompanitë e radio-taksive.
Siç ka njoftuar Tahiri, ata kanë dënuar 15 taksi, të cilët kanë operuar në Prishrinë por që kishin leje nga komunat e tjera.
“Drejtoria e Inspekcionit, Sektori i Rendit Komunal, ka inspektuar sot në terren kompanitë e radio-taksive. Operimi në Prishtinë me leje nga komunat e tjera, është shkelje, dhe ndërmerren masat si për çdo taksi pa leje. 15 gjoba nga 200 euro dhe përjashtim nga komunikacioni (konfiskim i targave)”, ka njoftuar Tahiri në postimin e bërë në Facebook.