Franca do të luajë nesër (e enjte) me Belgjikën në Allianz Stadium të Juventusit dhe mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, shprehu gëzimin e tij që ishte përsëri në Torino.
28-vjeçari kaloi katër vjet me Bianconerët nga 2012 deri në transferimin e tij prej 105 milionë eurosh përsëri në Old Trafford në vitin 2016.
Kontrata e tij aktuale do të skadojë në fund të sezonit dhe ai është lidhur vazhdimisht me një rikthim te Zonja e Vjetër.
Franca do të luaj në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve kundër Belgjikës, ndeshja e cila do të zhvillohet në stadiumin e Juventusit të enjten në mbrëmje.
Pogba shprehu gëzimin e tij në Instagram, duke nxitur një sërë mesazhesh që e nxisnin të bashkohej edhe një herë me Juventusin.
Nëse Pogba largohet nga Manchester United si lojtar i lirë, atëherë Real Madrid dhe Paris Saint-Germain janë gjithashtu pretendentë për nënshkrimin e tij verën e ardhshme.