Halil Kastrati ka njoftuar publikun se operacioni të cilin e ka kryer pak ditë më parë, ka kaluar me sukses.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kastrati falënderoi të gjithë njerëzit që janë lutur për shëndetin e tij.
“Faleminderit të gjithëve! Pas vështirësive, vjen lehtësimi”, është premtim i Zotit tonë. Unë ia dola edhe një sfide, atë të operimit me sukses. Ndihem shumë i pasur nga të gjitha ato lutje e bekime prej mbarë popullit për mua e shëndetin tim. Një falënderim i veçantë shkon për spitalin Ortomedica, dhe doktorin Hatim Baxhaku. Unë kam filluar ta marrë veten, dhe pres shumë shpejt t’i kthehem punës me Jetimat e Ballkanit, gjë e cila i jep kuptim jetës time. O Zoti i Gjithësisë, ti je Shërues, shëroje çdo të sëmurë, me një shërim të plotë”, ka shkruar Kastrati.