Ndonëse ka rënë numri i rasteve me COVID-19, Prishtina vazhdon të mbetet komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19.
Kryeqyteti ka 335 raste aktive me koronavirus. Ndërkaq Prizreni është komuna e dytë me 187 raste, Mitrovica me 125, Peja me 112, Ferizaj me 107, Gjilani me 104 dhe komuna tjera me më pak raste.
Aktualisht në vend janë 2.044 raste aktive.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 raste të reja me COVID-19 ndërkaq një person ka vdekur.