Një person ka vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe shtatë raste të reja pozitive me koronavirus nga testimi i 1515 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 199 qytetarë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 155.194. Janë 2044 raste aktive.
Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 5041 doza të vaksinës antiCOVID. Numri total i dozave të administruara ka arritur në 1.379.793 doza.
Deri më sot 567.280 qytetarë janë vaksinuar me dy dozat.