Dy shkencëtarë amerikanë që zbuluan sesi trupi i njeriut ndjen ngrohtësinë e Diellit ose përqafimin e një personi të dashur kanë fituar Çmimin Nobel.
David Julius dhe Ardem Patapoutian do të ndajnë çmimin e këtij viti në Mjekësi “për zbulimet e receptorëve për temperaturën dhe prekjen”, njoftoi të hënën Komiteti i Nobelit.
“Në jetën tonë të përditshme ne i marrim këto ndjesi si të mirëqena, por si fillojnë impulset nervore në atë mënyrë që temperatura dhe presioni të mund të perceptohen? Kësaj pyetjeje i janë pëgjigjur laureatët e këtij viti të Çmimit Nobel”, tha Komiteti i Nobelit.
Julius, profesor në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko, dhe Patapoutian, profesor në Institutin e Kërkimeve Scripps në Kaliforni, do të marrin një medalje ari dhe do të ndajnë më shumë se 1.1 milion dollarë.
Ndarja e Nobelit nis çdo vit me mimin për Mjekësi.
Çmimet për Fizikë, Kimi, Letërsi, Paqe dhe Ekonomi do të ndahen gjatë ditëve në vazhdim.