Policia po vazhdon të shqiptojë gjoba për ata që nuk i respektojnë masat kundër COVID-it.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 583 gjoba për mosrespektim të këtij ligji.
Gjatë kësaj periudhe policia ka shqiptuar edhe 882 gjoba trafiku.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë arrestuar 17 persona si dhe 11 janë dërguar në mbajtje.