Juventusi është duke u interesuar që të sjellë në pozitën e trajnerit francezin e Real Madridit, Zinedine Zidane, shkruan “le10sport.com”.
Krerët e Juventusit po shpresojnë të bindin Zidanen për të marrë drejtimin e klubit nga stinori i ardhshëm, duke e zëvendësuar në këtë post Maurizio Sarri. Kjo nuk është hera e parë që Zidane është lidhur me rolin, veçanërisht pasi ai kishte luajtur te Juventusi nga viti 1996 deri më 2001.
Raportohet se marrëdhënia e Zidanet me presidentin e Realit, Florentino Perez nuk është aq e mirë. Zidane u largua nga klubi madrilen në verën e vitit 2018, pasi fitoi tri herë rresht Ligën e Kampionëve. Mirëpo, ai u rikthye në mars të vitit 2019. Zidane ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.
Po ashtu raportohet se Juventusi po kërkon edhe përforcime në sulm. Në krye të listës e ka sulmuesin anglez të Tottenhamit, Harry Kane.