Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një konference për shtyp të dielën, iu drejtua qytetarëve lidhur me një mesazh që ka të bëjë me krizën energjetike.
Sipas Ramës, Shqipëria së shpejti do të përballët me këtë krizë, ashtu siç po ballafaqohen tashmë tregjet e mëdha të botës.
Si rezultat i kësaj, ky thotë, janë rritur edhe çmimet e karburantit, por edhe mallrave të konsumit, ku vendi që udhëheq, sipas tij, nuk bën përjashtim nga vendet e tjera të botës.
Shefi i ekzekutivit shqiptar tutje tha se sipas ekspertëve, kjo krizë do të zgjasë edhe në vitin e ardhshëm ku në fund të gjashtëmujorit të parë do të zhvillohet beteja kulmore.