Manchester United ka gabuar sërish në Old Trafford, duke barazuar 1-1 me Evertonin.
Pas humbjes javën e kaluar, Manchester United ka gabuar sërish në Premierligë. Djajtë e Kuq barazuan 1-1 me Evertonin në Old Trafford, sfidë e vlefshme për xhiron e shtatë, raporton Express.
Manchester United e nisi ndeshjen pa Cristiano Ronaldon dhe Paul Pogben, Solskjaer i la në stol.
Sido që të jetë, United luajti mirë edhe pa ta pasi ne minutën e 43-të, pas shumë përpjekjeve, Anthony Martial arriti ti kalojë në epërsi Djajtë e Kuq.
Me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë.
Me të filluar pjesa e dytë, në minuten e 57-të, Solskjaer e inkuadroi në lojë Cristiano Ronaldon.
Kur te gjithë prisnin tani më shumë nga United, Townsend heshti stadiumin, duke shënuar për 1-1 ne minutën e 65-të.
Menjëherë reagoi United dhe inkuadroi në lojë edhe Paul Pogbën.
Derisa United tentonte të gjeje golin e tri pikëve, për një moment u shokua pasi mund te kishte mbetur pa asnjë, Mina shënoi për 2-1 ne minutën e 85-të, gol qe u anulua dhe mbeti rezultati 1-1.
Deri në fund, United tentoi të bëjë diçka më shumë, por nuk ia doli dhe duhet te kënaqet me një pikë.
United aktualisht është në pozitën e dytë tashmë me 14 pikë, rrezikon të bie edhe me poshtë nëse City e Chelsea i fitojnë sfidat e tyre.